Gwyneth Paltrow ndihet shumë rehat edhe pa make-up!
Aktorja e “Thanks for Sharing” ka ndarë me fansat e saj në Instagram një foto ku duket pa make-up të cilën e krahason me një fotografi tjetër pasi është lyer. “Transformimi im nga dita në natë” shkruan Paltrow. Në të majtë aktorja pozon pa asnjë “fije” make-up, ku duket se edhe pse në moshën 42 vjecare ka ende lëkurë rrezatuese.