Botohen poezitë e Olldashit

Familja Olldashi ka botuar një përmbledhje me krijimet e fundit të të ndjerit Sokol Olldashi.

Vepra paraprihet nga një parathënie e Dritëro Agollit: “Pa asnjë pikë hidhërimi, Që kënaq veç hipokrizinë tuaj, Ju njoftoj se unë kam vdekur. E pikërisht në këtë çast, Për herë të parë ndihem i gjallë, Trup, Real”, është njëra prej poezive të Olldashit. “Unë dhe Unë”- Poezi 2013, titullohet vëllimi poetik që del në libraritë e kryeqytetit, me autor Sokol Olldashin. “Poezitë m’i solli ime bijë, Elona. Më kërkoi t’i lexoja. Më pëlqyen”, pohon Agolli.

Advertisement