50 vjeçari vritet në sy të fëmijës

Një 50 vjeçar është qëlluar para fëmijës së tij.

Vrasja ndodhi në Kamëz rreth orës 09:00 të mëngjesit, ku 50-vjeçari Qerim Skaci u qëllua me dy plumba pistolete, një në kokë dhe një në trup teksa ndërroi jetë në spital. Autori, identiteti i të cilit ende nuk është mësuar, dyshohet të jetë rreth të 30-ave. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se autori 30-vjeçar nuk ka qenë i vetëm, por se në momentin e largimit nga vendi i krimit ai është pritur nga një person tjetër me një automjet, ku së bashku me të janë larguar. Policia shoqëroi në komisariat 6 dëshmitarë për t’i marrë në pyetje, si dhe janë ngritur një sërë postblloqesh në kryeqytet me qëllim ndalimin dhe arrestimin e atentatorit.

Advertisement