Spanja ka qenë e pozicionuar shumë mirë në këtë klasifikim, me 4 restorante në top 10. Italia këtë vit ka humbur pozicion. Restoranti i saj “Osteria Francescana” i Modenës është pozicionuar në vendin e 13-të. Sigurisht që në këtë liste nuk pamë asnjë gjurmë të restoranteve shqiptarë. Urojmë që shpejt dhe restorantet tona të bëhen pjesë e këtyre klasifikimeve prestigjoze.