Dekolte marramendëse si dhe një e çarë fustani që nxirrte në pah këmbët e saj, puthje pasionante dhe vështrime ëndrrash. Me një dalje të tillë Lady Gaga ka bërë sërish të diskutohet për të. Ka qenë pikërisht festa e organizuar nga Harper’s Bazaar në Hotel Plaza të New York ku këngëtarja është shfaqur me një fustan të zi që i nxirrte në pah gjoksin, shoqëruar nga i fejuari i saj Taylor Kinney. Ky i fundit i jepte puthje të ëmbla të dashurës së tij, e cila i shijonte ato me sy mbyllur. E lumtur dhe e dashuruar, Lady Gaga ka dhënë përqafime me të dashurin e saj para aparateve fotografikë. Kohët e fundit duket se këngëtarja ka filluar që t’i intensifikojë daljet dhe fotot në çift. Mesa duket historia mes të dyve është duke shkuar shumë mirë.