Tiranë | Basha: Bllokimi i buxhetit të Tiranës, pengesë për qytetarët

Foto Arkiv

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në përurimin e kopshtit Nr. 14 në Laprakë.

Basha e ka konsideruar këtë njësi si zonë të lënë në harresë nga paraardhësi i tij, Rama dhe e ka akuzuar atë si autorin përgjegjës për bllokimin e buxhetit të Bashkisë Tiranës për investimet për qytetarët, siç është trami, projekt i cili u bë gati me financimin e qeverisë franceze. “Kthehemi brenda disa ditëve perseri në njësinë bashkiake nr. 11 jo për ta mbajtur me hatër, por sepse për 11 vite ish-kryebashkiaku e ka diskriminuar këtë zonë, në të gjitha kuptimet e fjalës. Marrim këtë kopsht, i cili deri para se Bashkia e Tiranës të ndërhynte, mund t’i shërbente vetëm 50 fëmijëve, ndërkohë që kërkesat janë mesatarisht 120, 130, 150 fëmijë çdo vit”, u shpreh Basha. Bashkia e Tiranës ka rindërtuar plotësisht kopshtin nr. 14. Me një investim prej 39 milion lekësh rreth 150 fëmijëve të njësinë bashkiake nr. 11 do t’u ofrohen standardet më të larta në kopshtin e tyre duke nisur nga dita e sotme.

Advertisement