Tiranë | Bozdo: Rritja e çmimit të energjisë pasojë e aferës me CEZ

Partia Demokratike e ka konsideruar si megaskandal rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Keshtu është shprehur ish- zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, gjatë një deklarate për mediat ditën enjte. “Rritja e çmimit të energjisë është pasojë e drejtpërdrejte e megaskandalit të aferës me CEZ dhe Partia Demokratike e ka denoncuar prej kohësh këtë megaskandal, pasi nuk do të kishte rritje të energjisë elektrike nese CEZ-it nuk do t’i ishin falur 500 milion euro fatura të papaguara nga shteti shqiptar. Nuk do të kishte rritje të energjisë nëse qeveria nuk do të pagunte edhe 95 milion euro të tjera, si dhe dëmshpërblimi prej 3 miliard dollarë për dëmët që CEZ i shkaktoi shtetit shqiptar”, tha Bozdo. Ai pohoi se “sot faturat janë një peshë e rendë për buxhetet e varfra familjare, faturat janë rritur jo sepse është rritur konsumi i energjisë, por se qeveria është e paaftë të luftojë vjedhjen e energjisë, për rrjedhojë, detyron konsumatorët e rregullt dhe të ndershëm të paguajne edhe më shumë”.

Advertisement