Kim Kardashian West, së bashku me shumë yje botërore kanë marë pjesë në “GQ Men of the Year Awards”, që është zhvilluar në Londër. Kim kishte përzgjedhur një veshje speciale, ku fundi i shndritshëm me shumë gurë ishte dizenjuar nga Ralph & Russo, pjesa e bustit në ngjyrë të zezë nga Astuko Kudo dhe këpucët nga Tom Ford. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj Kanye West, që dukej shumë i përkushtuar përkrah saj. Kim dhe Kanye dukeshin shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk pushonin së qeshuri. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” u vlerësua me çmimin “Gruaja e Vitit”, që iu dorëzua nga Dylan Jones, Kryeredaktori i revistës “GQ”. Përpara se të dorëzonte çmimin, Dylan Jones ka thënë: “Ajo është një nga femrat më të famshme në botë. Është mbretëresha e rrjeteve sociale dhe televizonit. Dhe, që kur u martua në muajin Maj me Kanye West, janë bërë një ndër çiftet më të famshëm”. Në momentin që po ngjitej në skenë për të marrë çmimin, Kanye i dhuroi edhe një puthje. Gjatë mbrëmjes u shpërndanë edhe çmime të tjera. “Mashkulli i Vitit” u vlerësua aktori Jonah Hill, “Filantropi i Vitit” – Tony Blair, “Artisti Solo i Vitit” – Pharrel Williams si dhe “Sportisti i Vitit” – Pharrel Williams.