Sekreti i suksesit të Lady GAGA

Këngëtarja ka rrëfyer se hitin, “Just Dance” (me të cilin u bë e famshme në të gjithë botën) e ka shkruar për vetëm 10 min. Kjo këngë u rendit e para nëpër klasifikimet e 6 vendeve, përfshirë dhe SH.B.A. dhe Britaninë e Madhe, madje ka rrëmbyer edhe një kandidaturë në ceremoninë e çmimeve Grammy. “Është e pabesueshme që kënga ka kaluar çdo parashikim. M’u desh vetëm 10 min për t’a shkruar. Është një rekord që më bën të lumtur sidomos në këto kohë krize, ku njerëzit jetojnë në vështirësi e humbin dita ditës shtëpitë e vendet e punës”,- ka thënë GAGA për revistën britanike HEAT.

Advertisement