Rubina Ali nxirret në shitje nga babai

“Më duhet të konsideroj më të mirën për mua, familjen dhe të ardhmen e Rubinës”,- ka thënë Rafiq Qureshi. Sipas News Of The World, fillimisht çmimi ka qenë 75 000 $, por pas suksesit të filmit dhe vogëlushes në ceremoninë e çmimeve Oscar, i ati e ngriti atë në 300 000 $. “Vajza është speciale tani. Është një fëmijë OSCARI”,- ka thënë xhaxhai i saj. Pas publikimit të këtij fakti një përfaqësues i Save The Children ka deklaruar se kjo çështje duhet të hetohet si trafik njerëzor.

Advertisement