Në këtë rast Pam do të gatuante në plazh e veshur me bikini. Ja se çfarë shkruan 41 vjeçarja në blogun e saj: “Gatuaj pjata vegjetariane çdo ditë për veten time. Eksperimentoj dhe provoj gjëra të reja. Mendoj që një ditë të kem një program gatimi vegjetarian “sexy dhe argëtues” timin. Do të ketë gjithnjë vajza të veshura në bikini që gatuajnë pjata vegjetariane. Kam shumë oferta për t’u rikthyer në televizion, por nuk kam më pasion për një gjë të tillë. Studiot e mbyllura nuk bëjnë më për mua”. Pamela që është një vegjetariane e bindur dhe aktiviste e të drejtave të kafshëve po punon dhe në nxjerrjen e një parfumi me përbërës krejtësisht natyror.