Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, votoi sot në zgjedhjet për kryetar të grup-seksionit nr.3, në degën nr.8, në Tiranë, ku është i regjistruar si anëtar partie.
Sipas zyrës së shtypit të PD-së, ndërsa ka hedhur votën e tij, Basha tha se në këtë proces, të gjithë anëtarët e PD janë aksionerë të barabartë në këtë parti, të gjithë kanë vetëm një votë dhe vendimmarrja në PD do të jetë përmes votës. Në fjalën e tij, Basha u ndal dhe në krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. “Në këto 300 ditë “Rilindja” e famshme e Edi Ramës rezultoi një parullë propagandistike që nuk ka sjellë asgjë të mirë për qytetarët”, u shpreh Basha.