Bang Bang, my baby left me!

Martesa nuk bën më pjesë në planet e ardhshme të Uma Thurman dhe Arpad Busson. Aktorja dhe financieri francez, që kanë edhe një vajzë 21 muajshe së bashku, i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Kjo nuk është hera e parë që janë ndarë. Në 2009-ën çifti u nda pas një viti e gjysmë lidhjeje, për t’u ribashkuar dhe mirëpritur në jetë vajzën e tyre me emrin më të ngatërruar që kemi dëgjuar ndonjëherë: Rosalind Arusha Arkadina Altalune Florence Thurman-Busson (shkurt Luna).

Ishte londinezja Daily Mail ajo që raportoi e para lajmin e ndarjes, pas shfaqjes së Uma-s në një event në New York (8 Prill) vetëm dhe pa unazën e fejesës. Busson do të kish qenë bashkëshorti i tretë i Uma-s pas martesës së saj të parë me Gary Oldman (1990-1992) dhe martesës me Ethan Hawke (1998-2005) me të cilin ka dy fëmijë. Edhe pse Busson nuk ka qenë kurrë i martuar (e me sa duket edhe këtë herë shpëtoi për qime) është babai i dy fëmijëve me Elle Macpherson.

Advertisement

Hajde telenovele hajde…