Keyshia e lënduar

Pas një largimi nga skenat muzikore dhe zhurmave të vazhdueshme për përfundimin e martesës së saj, Keyshia Cole rikthehet në aksion jo me një, por me dy singëlla të rinj. Këto singëlla janë pjesë e albumit të gjashtë dhe të fundit të artistes për Interscope Records. Singëlli i parë është një bashkëpunim me Juicy J, mban titullin “Rick James” dhe flet për një partner tradhëtar. Kënga në fjalë nuk duket ndonjë gjë kushedi se çfarë e për më tepër nëse jeni fansa të COLE, padyshim pas dëgjimit të parë do t’ju lërë shumë konfuzë dhe të zhgënjyer. Zorr se ky material mund t’a ndihmojë të ngjitet në pozicione të larta nëpër klasifikime muzikore.

Singëlli i dytë “Next Time (Won’t Give My Heart Away)” është më emocional dhe shfaq me tëpër dhimbje se zemërim. Këtu duket sikur këngëtarja shfaq dhe arsyet që fshihen pas ndarjes me bashkëshortin Daniel Gibson.
Shuajeni kuriozitetin pak më poshtë… Gjithsesi arsyeja e ndarjes duket qartë që ka qenë një femër tjetër…

Advertisement

https://soundcloud.com/keyshiacoleofficial/keyshia-cole-rick-james-ft

https://soundcloud.com/keyshiacoleofficial/next-time-wont-give-my-heart