Flasin për martesë

Paçka se frekuentohen prej pak muajsh, Charlize Theron dhe Sean Penn janë duke folur që tani për martesë. Duket se janë kokë e këmbë të dashuruar, aq sa t’a bëjnë lidhjen e tyre zyrtare. “Sean është i dashuruar me Charlize dhe djalin e saj Jackson. Është tjetër njeri kur është me të. Ajo nxjerr në pah anën argëtuese dhe të butë të Sean, siç nuk kanë mundur t’a shohin shumë të tjerë. Aktorët filluan të flasin për martesë këto javët e fundit, pasi Sean lëvizi në shtëpinë e Charlize. Ajo nuk ka dashur të martohet, por kur sheh se si sillet me Jackson po ndryshon mendim dhe kjo është një goxha nisje për të. Ata njihen për më tepër se një dekadë, kanë qenë miq, ndaj nuk është surprizë që gjërat po rrjedhin kaq shpejt. Nga ana tjetër Sean është në një pozicion shumë të mirë tani. Ai ka qenë singëll që kur u divorcua me Robin Wright. Njerëzit s’e kuptuan se sa keq e përjetoi këtë gjë. Ai e ndjeu si një dështim të madh, ndaj nuk donte të divorcohej sërish. Charlize është vërtetë një dritë në jetën e tij. Sean madje është duke menduar të adoptojë Jackson nëse martohen”,- ka thënë një burim.

Në fakt gjithë sa më sipër reflektohet më së miri edhe nga disa foto të shkrepura këto javët e fundit… Ja tek i keni…

Advertisement