“Do t’a bëj këtë tatuazh në kyçin e dorës. Ndoshta më kujton t’a mbaj gojën mbyllur atëherë kur nuk duhet të them ca gjëra të caktuara. Mund të m’a bënte jetën më të lehtë”,- ka thënë Lilly. 23 vjeçarja mendon se nëse nuk do t’i tregonte njerëzve detaje nga jeta e saj personale, ndoshta njerëzit do të ndalonin së interesuari për të. “Tani e kuptoj përse Amy Winehouse dhe Britney Spears çmenden. E gjithë kjo vëmendje që kam së fundmi është sureale, pushtuese dhe e çuditshme. Kurdo që hap derën ka njerëz që presin me kamera e aparate. Jam e bllokuar në shtëpinë time”,- ka rrëfyer këngëtarja britanike.