Kështu aktorja 34 vjeçare nuk e ka aspak problem ndryshimin. “Mosha nuk më frikëson. Unë jam duke punuar me Judi Dench për filmin e ri “Nine”. Duket sikur ka një rrezatim të brendshëm. Kur është në dhomë ajo ndriçon. Njerëzve u pëlqejnë Meryl Streep dhe Sophia Loren. Kjo e fundit është 74 vjeç dhe është e mrekullueshme. Çdo herë që flas me të më tregon histori fantastike për aktorë të vjetër. Jemi bërë shumë mikesha”,- ka thënë Penelope. Gjatë rrëfimit të saj, aktorja fituese e çmimit Oscar ka pranuar se gjithmonë ndien pasiguri, pamvarësisht suksesit të arritur.