Victoria Beckham dhe Z. Sfungjer

Zonja Beckham ka dhënë zërin për Queen Amphirite, në këtë seri të gjatë 1 orë më titull “Neptune’s Party”. Filmi do të fillojë të shfaqet vetëm në verën e 2010-ës në Amerikë. “Skenaristët e krijuan rolin e Mbretëreshës britanike shik enkas për Victorian, e cila shijoi çdo moment të punës ndaj do të bëjë akoma më tepër. Ajo nuk është e interesuar të bëhet aktore, por dublimi është diçka që e tërheq. Ajo madje bënte shaka se mund të vinte në studio pa make-up dhe askush nuk do t’a dallonte”, – ka thënë dikush. Edhe pse mund të duket një zgjedhje e rastësishme, Posh renditet në listën me personazhe si David Bowie, Johnny Depp dhe Scarlett Johansson që kanë dhënë zërat e tyre për këtë serial të animuar.

Advertisement