Kishte nevojë për para dhe si rrjedhojë një 18 vjeçare ruse, e njohur me nickname-in Shtaunha, ka vënë në shitje virgjërinë e saj në internet. Ajo jeton në qytetin e vogël të Krasnoyarsk dhe mediat lokale kanë raportuar se tashmë ka edhe një blerës. Ai quhet Evgeniy Volnov dhe ka marrë “paketën e plotë” për një shifër prej 27 mijë $ (pak më tepër se 20 mijë euro). Kam nevojë urgjente për para, kështu që do të shes gjënë më të shtrenjtë që zotëroj”,- shkruhej në lajmërimin shok të vajzës. Ndërkohë në Rusi polemikat kanë arritur majat dhe shoqatat anti-prostitucion kanë ngritur zërin. Por protestat e tyre me sa duket do të jenë të kota: vajza po e bën një gjë të tillë me iniciativën e saj te plotë dhe nuk dhunon asnjë ligj kombëtar. Po ju si mendoni?

Advertisement