Rikthim “i lagur”

Me rroba të lagura dhe komplet transparente… Monica Bellucci zhvishet për rolin e saj më të ri kinematografik. Kështu shfaqet aktorja në disa xhirime që janë bërë në Bosnje-Hercegovinë ku luan rolin e një agjenteje të shërbimeve sekrete serbe. Me sa duket ndarja nga ish-burri Vincent Cassel i ka bërë mirë duke e rikthyer në sheshxhirim, rikthim të cilin ka zgjedhur t’a bëjë me një projekt të regjisorit serb Emir Kusturica. 49-vjeçarja është përzgjedhur nga regjisori si aktorja e përshtatshme për rolin e protagonistes në filmin “Rruga e qumështit”, në të cilin Kusturica tregon historinë e një vajze serbe të përdhunuar nga një grup ushtarësh boshnjakë gjatë konfliktit të viteve ’90.

Filmi pritet të dalë vitin tjetër ndërkohë ju shuani kureshtjen me disa foto nga sheshxhirimi i filmit…

Advertisement