Divorc për Richard

Aktori Richard Gere dhe gruaja e tij Carey Lowell (ish-modele) janë ndarë dhe po planifikojnë divorcin. Sipas New York Post, çifti që kishte 11 vite martuar, prej kohësh jetonin të ndarë me pretendimin e reflektimit mbi lidhjen e tyre. Gere dhe Lowell arritën në këtë vendim për shkak të mënyrave të ndryshme të jetesës që kishin zgjedhur të bënin. Richard Gere, 64 vjeç pëlqen jetën e qetë, ndërsa vajza e cila ka luajtur dhe një episod të James Bond, është fanse e të qenurit në qendër të vëmendjes dhe eventeve të mëdha. Çifti rrallë e më rrallë është fotografuar së bashku. Hera e fundit ishte këtë vit në Janar, kur u ndanë çmimet Golden Globes.

Advertisement