Madonna, ashtu siç kishte premtuar i ka zbuluar fansave të saj pamje të filmit-dokumentar “Secret Project”, në të cilin denoncon dhunën dhe diskriminimin ndaj femrave. Premiera është transmetuar gjatë vizitës së saj në fund të gushtit në Romë. I projektuar në New York, Londër dhe Berlin, filmi prej 17 minutash po shëtit tashmë edhe në rrjet. Sipas deklaratës për shtyp ai do të shfaqet në disa qytete në Itali dhe e ftuar speciale do të jetë këngëtarja Rihanna. Për transmetimin e “Secret Project” në Shqipëri nuk ka ende ndonjë informacion. Ndërkohë më poshtë keni edhe trailerin zyrtar të këtij dokumentari.
[youtube=http://youtu.be/yl1yZrchoMc&showinfo=0&rel=0]