Lady Gaga – “Applause“

Si pasojë e transmetimeve të këngës nëpër radio me audio të vjedhur, Lady Gaga ka publikuar një javë më përpara singëllin e ri “Applause“. Kënga që i paraprin albumit “ARTPOP” ishte parashikuar të publikohej zyrtarisht më 19 Nëntor, por Gaga ka vepruar me “urgjencë” duke i kërkuar ndihmë monstrave të saj të vegjël që të përhapnin lajmin. “Si rrjedhojë e publikimeve të këngës në cilësi të keqe… lëshojmë urgjentisht këtë Muzikë Pop … Monstra përhapni fjalën…”,- ka shkruar artistja në Twitter.

Për të festuar me fansat e saj Lady Gaga ka cicëruar në mënyrë shumë aktive orët e fundit duke dhuruar edhe perla si fotoja (e mësipërme) që kish shkrepur vetë, në të cilën pohon se ka përdorur çarçafët e krevatit të saj.

Advertisement

Ndërkohë online ka edhe një promo të Haus Of Gaga që këshillon që të MOS e blini diskun, të MOS i kërceni këngët e Gaga-s, të MOS e doni sepse është e tejngopur… (shiheni pak më poshtë). Mënyrë e veçantë promovimi (nuk kish si të ndodhte ndryshe). Ndërkohë mos e humbisni takimin me MTV Video Music Awards 2013, drejtpërdrejtë nga Brooklyn në 26 Gusht në orën 03:00 të mëngjesit (me orën lokale) nëse doni t’a shihni artisten të performojë për herë të parë live APPLAUSE.

[youtube=http://youtu.be/_bHhpufKRjs&showinfo=0&rel=0]

[youtube=http://youtu.be/7g4XAyESHos&showinfo=0&rel=0]