Katy Perry – “Roar”

Është publikuar singëlli më i ri nga këngëtarja Katy Perry. ROAR është singëlli i parë i lançuar nga PRISM, albumi i ardhshëm i artistes. Me sa duket nga vargjet kjo është një këngë që do të konfirmojë lindjen e një Katy Perry të re, më të fortë dhe të vendosur:

“I got the eye of the tiger the fire
dancing through the fire, ‘cause I am a champion
and you’re gonna hear me roar
louder, louder than a lion
‘cause I am a champion
and you’re gonna hear me roar
and you’re gonna hear me roar
and you’re gonna hear me roar”

Advertisement

A do të jenë të gatshëm Katycats (macet dhe maçokët e Katy-t) të ndërrojnë emrin në Katytigers? Si fansa besnikë mendojmë se po.
Por menjëherë pas publikimit të ROAR janë bërë disa akuza për plagjaturë. Kjo ka ndodhur edhe në vitin 2010 kur artistja publikoi “California Gurls”, që asokohe u cilësua si shumë e ngjashme me këngën “Tik Tok” të Ke$ha-s. Tani këngëtarja nga Santa Barbara e rigjen veten në një tjetër “skandal” për një plagjaturë të supozuar të këngës “Brave” të Sara Bareilles. Kjo e fundit është publikuar 17 Prillin e shkuar si paraprijëse e albumit “The Blessed Unrest”.
S’na mbetet tjetër veçse të dëgjojmë dy këngët dhe të kuptojmë nëse ka plagjiature apo jo?

[youtube=http://youtu.be/e9SeJIgWRPk&showinfo=0&rel=0]

[youtube=http://youtu.be/QUQsqBqxoR4&showinfo=0&rel=0]