Scarlett Johanson dhe Matthew McConaughey shfaqen krah njëri-tjetrit me black look për Dolce & Gabbana. Dy seks simbole, ai me xhaketë dhe kravatë, ajo me një fustan tyli të zi, një kabrioletë model i vjetër dhe një regjizor i madh si Martin Scorsese. Kjo ka qenë atmosfera në xhirimet e spotit të ri për parfumin e Dolce & Gabbana The One, xhiruar nëpër rrugët e New York-ut.