Më i pasuri i vitit të fundit

Vendi i parë, i cili i përkiste Leonardo DiCaprio-s dhe më pas Tom Cruise, tashmë është “pushtuar” nga Robert Downey Jr. Sipas revistës Forbes, ai është aktori hollivudian që ka fituar më shumë gjatë periudhës qershor 2012 – qershor 2013, me 75 milionë dollarë të grumbulluara. Aktori 48-vjeçar ka interpretuar gjatë vitit të kaluar në gjashtë filma të cilët kanë grumbulluar së bashku 500 milionë dollarë në “box-office”. Downey Jr. është protagonisti i tre filmave “Iron Man” dhe sipas prestigjozes Forbes ai konsiderohej aktori i vetëm i domosdoshëm për kastin e filmit “The Avengers” (filmi i tretë me më shumë fitime në histori) ku interpretojnë gjithashtu aktorë si Scarlett Johansson, Samuel L Jackson, Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner. “Për sa kohë do të ketë dëshirë të veshë kostumin e Iron Man, Downey Jr. do të mbetet një nga aktorët më të paguar në Holliwood”,- shkruan Dorothy Pomerantz. Në vend të dytë të kësaj renditjeje gjejmë Channing Tatum me 60 milionë dollarë të fituara. I treti pozicionohet Hugh Jackman, protagonisti i “The Wolverine” me 55 milionë dollarë. Mbyllin pesëshen e parë Mark Wahlberg dhe Dwayne Johnson.

Advertisement