Lindsay rrëfehet

Problematikja Lindsay Lohan, e cila do të jetë në rehabilitim për 90 ditë, ka deklaruar se ajo ka marë kokainë vetëm 4 ose 5 herë. Ajo gjithashtu ka pohuar se kishte provuar marijuanë dhe ekstazi, por e ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë përdorur heroinë apo një lloj tjetër droge të quajtur LSD. “E vërteta është kjo: Unë kurrë nuk kam marrë heroinë, nuk i kam injektuar vetës asgjë. Të gjitha këto gjëra më trëmbin”,- ka thënë Lohan. Aktorja ka pohuar se ekstazi është ajo që i pëlqen më shumë dhe e ka përdorur më shpesh. Lohan së fundmi është komentuar edhe për ikjen nga qendra e rehabilitimit në New York pasi atje nuk e lejonin pirjen e duhanit. Për këtë arsye ajo është nisur drejt qendrës së rehabilitimit në Kaliforni.

Advertisement