Gruaja më e vjetër në botë feston me Obamën

Gruaja me ngjyrë nga Los Angeles, e konsideruar si më e vjetra në botë, ka festuar 115 vite jetë me një letër nga Presidenti Barack Obama. Gertrude Baines ka lindur në vitin 1894 në Shellman të Georgias nga dy prindër skllevër. Vitin e kaluar ajo e bëri publike votën e saj për Obamën. Gertrude ka trashëguar titullin e njeriut më jetëgjatë në botë, pas vjdekjes së 115 vjeçares portugeze Maria De Jesus.

Advertisement