Kuvendi miratoi me 72 votat pro, 63 vota kundër dhe 1 abstenim pr/vendimin “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve të 23 qershorit”. Përgjatë tre orëve deputetët e opozitës dhe mazhorancës paraqitën qëndrimet e kundërta për draftin, i cili bën rishpërndarjen e 140 mandateve të Kuvendit, duke lënë në fuqi ndarjen e zgjedhjeve të 2009-s. Mazhoranca nga ana e saj theksoi se në kushtet e mungesës së një ndarje të re, rruga e vetme mbetet miratimi i caktimit të mandateve duke u mbështetur tërësisht në ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, të bëra nga parlamenti për zgjedhjet e përgjitshme të 2009-s. Vendimi i miratuar në parlament i shpërndan mandatet për çdo zonë zgjedhore në të 12 qarqet e vendit, si më poshtë:
1. Zona zgjedhore qarku Berat – 8 mandate
2. Zona zgjedhore qarku Dibër – 6 mandate
3. Zona zgjedhore qarku Durrës – 13 mandate
4. Zona zgjedhore qarku Elbasan – 14 mandate
5. Zona zgjedhore qarku Fier – 16 mandate
6. Zona zgjedhore qarku Gjirokastër – 5 mandate
7. Zona zgjedhore qarku Korçë – 12 mandate
8. Zona zgjedhore qarku Kukës – 4 mandate
9. Zona zgjedhore qarku Lezhë – 7 mandate
10.Zona zgjedhore qarku Shkodër – 11 mandate
11.Zona zgjedhore qarku Tiranë – 32 mandate
12.Zona zgjedhore qarku Vlorë – 12 mandate