Një dhuratë me rastin e ditëlindjes

Artistja R&B Alicia Keys ka festuar 32 vjetorin me 25 Janar. Në vend që të merrte dhurata, ajo u ka bërë një dhuratë fansave të saj dhe ka publikuar “Brand New Me (Part 2)”. Ky është një version i ri i singëllit të saj më të fundit duke përdorur motivet e së famshmes “Gypsy Woman (She’s Homeless)” të Crystal Waters, një hit i padiskutueshëm i vitit 1991. Kënga është sjellë shumë e freskët dhe ka vargje tërësisht të reja nga Alicia Keys. Ne e dashuruam me dëgjim të parë, të shohim se sa do t’ju duhet edhe juve për t’u dashuruar me këtë këngë!

[soundcloud url=”http://api.soundcloud.com/tracks/76481878″ params=”secret_token=s-MExQj” width=”100%” height=”166″ iframe=”true” /]

Advertisement