Foto të reja nga provat për performancën e shumëpritur

Beyoncè Knowles ka publikuar një foto promocionale për SUPER BOWL. Qe prej tre muajsh është bërë e ditur se do të jetë pikërisht ajo që do të performojë në pushimin e ndeshjes. E veshur me bluzën tipike të futbollit amerikan dhe me çizme të gjata, artistja duket e mrekullueshme. Edhe pse Beyoncè do të performojë në Super Bowl në New Orleans të dielën, një lumë fotosh nga përgatitjet kanë filluar të publikohen që shumë kohë më parë. Një burim ka komentuar për EOnline.com: “Publikimet e fotove zakonisht fillojnë të bëhen që tre muaj më parë, ndaj ka shumë mundësi që artistja të ketë firmosur marrëveshjen për të performuar në këtë event që verën e shkuar”.

Foto të reja bardh e zi janë publikuar këto ditë në llogaritë e Beyoncè në Instagram dhe Tumblr, foto ku ajo shfaqet duke punuar për një koreografi të vështirë. Për më tepër shihini vetë fotot…

Advertisement