Sylvester Stallone thuhet se i ka paguar motrës së tij Toni Ann Filiti një shumë të madhe parash, pas kërcënimeve të saj para 26 vitesh se do t’i prishte karrierën me pretendimet se ai kishte abuzuar me të për vite me radhë. Dokumentet ligjore të publikuara nga “New York Post”, tregojnë se 16 vite më parë, ylli i kinemasë kishte rënë dakord t’i paguante motrës së tij 1.2 milionë sterlina, si dhe 10.500 stërlina çdo muaj, për pjesën tjetër të jetës. Ai kishte ngritur edhe një fond besimi duke paguar 31.500 stërlina në vit për shpenzimet e saj mjekësore dhe ato psikiatrike. Sipas burimeve thuhet se Filiti kërcënoi aktorin e Holliwood-it, me një padi në vitin 1987. Sipas dokumenteve, ajo ka pohuar pretendimet e saj për lëndime personale dhe fizike. Pavarësisht kësaj, ylli i filmit “Rocky” ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme pretendimet e saj për dhunë. Toni Ann Filiti vdiq nga kanceri në mushkëri vitin e kaluar në moshën 48- vjeçare.