Tiranë | Jaka kërkon miratimin e ligjit për Gjykaëtn Administrative

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë po harton një platformë të re për mbrojtjen e sipërmarrësve. Në një konferencë për shtyp, kreu i kësaj Dhome Nikolin Jaka adresoi të gjitha problematikat që shqetësojnë sot biznesin, duke dalë me dy kërkesa të qarta në drejtim të opozitës dhe qeverisë. Jaka kërkoi urgjentisht miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative, duke apeluar për opozitën të japë kompromisin për votim. Ndërkohë, Jaka kërkoi nga qeveria shlyerjen e detyrimeve që ka në drejtim të sipërmarrjes private, duke theksuar se Ministria e Financave duhet t’i përmbahet premtimit të saj. Nga ana tjetër, Jaka bëri apel që forcat politike të lënë mënjanë demagogjinë, por të ulen dhe të diskutojnë konkretisht me biznesin.

Advertisement