Pamvarësisht kushteve të ajrimit në makinë, niveli i smogut është shumë më i lartë krahasuar me limitet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ky nivel rrezikon në mënyrë të veçantë fëmijët. Alarmin e dëmeve që shkaton tymi pasiv në makinë e ka dhënë një grup hulumtuesish skocez, nga Universiteti Aberdeen, publikuar më pas në Tobacco Control. Ky është studimi më i madh i kryer ndonjëherë.

Fillimisht një studim i ngjashëm u realizua në Itali, më specifikisht nga disa studiues në Institutin Kombëtar të Kancerit në Milano. Në fakt në këtë shtet çdo vit më 31 maj, organizohet një ditë e veçantë: dita pa duhan. Por studimi skocez ka kapërcyer kufijtë e shtetit duke u bërë një referencë për të tërë ata që besojnë se tymi pasiv në ambjente publike është një rrezik serioz.

Advertisement

Ky studim arriti në konkluzionin se tymi i duhanit në makinë është shumë i rrezikshëm për shëndetin e pasagjerëve në mënyrë të veçantë për fëmijët edhe pse duhanpirësit kur janë në timon kanë tendencën për t’a ajrosur makinën “mirë”. Nga rastet që u analizuan rezultoi se është e pamundur ajrosja e makinës dhe se niveli i smogut në të gjitha rastet ishte shumë më i lartë se norma e lejuar, duke arritur në 25 mikro gramë të grimcave të smogut për metër kub ajër.

Besojmë kaq mjafton që të mendoheni dy herë përpara se të ndizni një cigare kur jeni në makinë.