Katy Perry e di shumë mirë këtë. Rihanna e ka ftuar që të kalojë një periudhë pushimesh në Barbados pas ndarjes me Russell Brand. THE SUN ka raportuar disa deklarata të një burimi të afërt me artisten sipas të cilave: “Katy nuk flet me askënd në këto momente, por ka telefonuar menjëherë Rihanna-n sapo mësoi se Russell kish plotësuar kërkesën për divorc. Katy-t i vjen turp t’u telefonojë prindërve të cilët kanë qenë kundra lidhjes me Brand që në fillim, por Rihanna ka qenë një mbështetje e madhe dhe e ka ndihmuar të qetësohet, madje e ka ftuar që t’i bashkohet në Barbados”. Ndërkohë DAILY MIRROR thotë se dy mikeshat mbajnë kontakte por arratisja do të ndodhë në Meksikë dhe jo në Barbados. Ndërkohë Z. Brand është rehatuar në një suitë luksoze të Savoy Hotel të Londrës ku është pushtuar nga paparazzët. Disa reporterëve u është përgjigjur: “Jam mirë, gjithçka shkon për mrekulli”. Duke qenë se çifti nuk ka nënshkruar një kontratë paramartesore, ka shumë mundësi që pasuria e përbashkët të ndahet 50/50.