Kate për Ann Taylor

Aktorja bjonde ka zëvendësuar kolegen e saj Demi Moore e cila ka qenë imazhi paraardhës i markës në fjalë. Fotot e fushatës publicitare janë realizuar nga fotografi Tom Munro në një pronë në Kaliforni dhe e tregojnë Kate të rehatuar në një divan të butë me fustanë shumë të bukur të koleksionit pranveror të Ann Taylor. “Kur isha vajzë e re, e shikoja stilin e sofistikuar të Ann Taylor dhe më duket fantastike që marka ka evoluar për të përmbushur më së miri kërkesat e një femre moderne”,- ka thënë Kate Hudson për WWD. Ndërkohë Zv. Presidentja e firmës Kristen Dykstra ka shtuar: “Kate ëshët një femër dinamike, që mishëron Ann Taylor-in e ri”.

Advertisement