“Kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre sepse gjërat nuk po ecnin ashtu siç duhej. Ata kishin mendime të ndryshme mbi martesën”,- është shprehur një burim. Një tjetër burim tha se: “Avril donte të martohej, por Brody nuk ishte ende gati”. Problemet e tyre kanë filluar në verë gjatë turit të artistes dhe largësia e ftohu shumë marrëdhënien. Lavigne ka qenë e martuar më parë me Deryck Whibley, vokalistin e Sum 41, një grup pak i njohur, celebrimi me të cilin u bë më korrik të vitit 2006. Këngëtarja kanadeze u lidh me Brody Jenner në vitin 2009, pak kohë pas divorcit të saj.