Sipas tyre, ngjyra e kuqe ndikon drejtpërdrejtë në oreksin tonë. Në fillim u është kërkuar 41 studentëve të pinin çaj nga filxhanë të kuq dhe blu. Rezultoi se ata që përdorën filxhanët e kuq, pinë 44% më pak se ata që përdorën filxhanët blu. Në pjesën e dytë të studimit, 109 personave ju dha të hanin në pjata me ngjyrë të bardhë, të kuqe dhe blu. U vërejt se kush kishte pjatën e kuqe konsumoi më pak ushqim se të tjerët. Shkencëtarët mendojnë se njerëzit në mënyrë të pavetëdijsme e lidhin ngjyrën e kuqe me rrezikun, ndalimin ose me diçka që nuk lejohet. E nëse doni të dobësoheni, përse të mos e provoni një herë? I vetmi shpenzim është blerja e pjatave e filxhanëve të kuq…