Ndalohet shitja e Simpsons

Muajin e shkuar  “policia moraliste” është përpjekur që të ndalojë shitjen e kukullave Barbie në vend. Tani mësohet se Irani zyrtar ka dhënë një urdhër ndalimi shitjeje edhe për lojrat Simpson. Ja se çfarë ka thënë zyrtari Mohammad Hossein Farjoo reth këtij episodi: “Kukullat Simpson janë produkt i një seriali të animuar televiziv, disa episode të të cilit janë ndaluar të transmetohen edhe në Europë e Amerikë. Ne nuk duam që t’a promovojmë këtë serial duke importuar lodra. Çdo lloj kukulle që mishëron figurën e një të rrituri janë të ndaluara pasi promovojnë kulturën perëndimore”.

Advertisement