USB-ja dedektive

Shkencëtarët Oxford Nanopore Technologies kanë krijuar MinION, një çelës usb në gjendje të analizojë indet njerëzore dhe të zbulojë AND-në. Kjo risi teknologjike ka lindur fillimisht për përdorim në fushën e mjekësisë. Është krijuar për të zbuluar viruse, sëmundje e shenja të patologjive si kanceri. Nuk përjashtohet mes të tjerash dhe një përdorim shumë interesant në fushën e arkeologjisë për të përcaktuar profilin gjenetik të kockave që zbulohen nëpër gërmime. E gjithë kjo ndodh vetëm për disa sekonda.

Ka nga ata persona që e shikojnë përdorimin e MinION shumë të rëndësishëm edhe në raste të tjera. P.sh. kjo teknologji mund të shërbejë mjaft mirë për të zbuluar ADN-në nëpër skenat e krimit si psh. përdhunimet, rrëmbimet apo vrasjet në mënyrë që fajtorët të kërkohen e ndiqen menjëherë. Dihet se faktori kohë në këto lloj hetimesh është shpesh thelbësor, ndaj ky çelës usb është kaq i vogël e mund fare mirë të futet në kit-in e agjentëve modern CSI.

Advertisement

Sikurse ndodh shpesh me këto raste kërkimesh, pengesa kryesore në përdorimin e kësaj teknologjie është e lidhur me ligjet mbi privatësinë. Mbrojtja e të dhënave personale del në skenë në këto kohë moderne në të cilat jetojmë, me qëllimin e ruajtjes së individëve edhe pse shpesh janë pikërisht këto ligje që ruajnë kriminelët më të mëdhenj. Gjithsesi për momentitn MinION është në gjendje të njohë vetëm sekuenca gjenesh të thjeshta si bakteret apo virusët, ndaj ka ende kohë deri sa të vijmë tek çështja e sekretit të informacioneve.