Çifti kaloi dy ditë pushime në një hotel me 5 yje në Monaco dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë. 27 vjeçari, kampion i Formula 1 dhe këngëtarja 33 vjeçare, u ndanë në muajin tetor pas tre vitesh së bashku, për shkak të axhendave të tyre të ngjeshura. Por, vetëm një muaj më pas ata u fotografuan të përqafuar duke darkuar së bashku në Los Angeles. Pas një koncerti të Nicole në Londër, çifti u zhvendos në plazhet franceze me një avion privat. Sipas një burimi të gazetës “The Sun”, dy partnerët po i marrin gjërat shtruar dhe po përpiqen të mos përsërisin të njëjtat gabime e gjithashtu të përfitojnë nga çdo moment për të qenë së bashku.