“Trupi im nuk është më ai i pari”,- ka thënë aktorja kur ka rrëfyer se si ka humbur 9 kg gjatë xhirimeve për rolin e saj në filmin “Black Swan”. Efektet e rënies drastike ishin permanente ndaj 28 vjeçarja thotë se trupi i saj ka ndryshuar. Megjithatë ajo shpreh pakënaqësinë sepse dëshiron të ketë të pasme më të mëdha, pasi edhe kur shton në peshë, kilogramët shkojnë në pjesë të tjera të trupit.