Nuk do të aktroj më

Aktorja 25 vjeçare ,që e ka bërë debutimin e saj të parë që kur ishte 9 muajshe së bashku me binjaken Mary–Kate në FULL HOUSE, nuk është shfaqur në ndonjë film që prej NEW YORK MINUTE në 2004-ën dhe pranon se nuk do të aktrojë më. “Kemi punuar papushim deri në moshën 18 vjeçare. Më pas vendosëm që të bënim një pushim dhe të merreshim me shkollën. Ky ishte momenti në të cilin filluam të pyesnim vetën nëse do të merreshim më me këtë botë apo jo. Kish ardhur momenti që të dilnim nga ana tjetër e procesit. Unë doja të punoja me gjëra të tjera. Kjo s’do të thotë që nuk jam e interesuar për Hollywood-in. Më pëlqen se si funksionojnë gjërat, njerëzit që janë të përfshirë dhe mundësitë që të jepen. Por nëse do të më duhet të kthehem një ditë, nuk do të jetë si aktore. Më duket e drejtë që të lëvizë prej këtij roli”,- ka thënë ajo. Ndërkohë dy binjket kanë qenë personazhet e kopertinës së revistës ELLE botimi britanik i muajit Prill. Ja tek i keni imazhet. 

 

Advertisement