Akullorja të bën vartës

Kërkimi që është publikuar online nga “American Journal of Clinical Nutrition” tregon se akullorja mund të krijojë varësi tek njerëzit njëlloj siç krijon kokaina tek ata që janë përdorues të rregullt. Dr. Kyle Burger që është marrë me këtë studim është shprehur se: “Sa më shumë të hash akullore aq më shumë kërkon që të hash përsëri në mënyrë që të ndjesh edhe njëherë kënaqësinë e mëparshme. Reagimi i trurit pas konsumimit të akullores është i njëjtë me reagimin e trurit të atyre që përdorin kokainë.” Në këtë studim janë vëzhguar 150 adoleshentë të moshës 14-16 vjeç. Studiuesit u dhanë atyre sasi të ndryshme akulloresh dhe u vërejt se ata që konsumonin më tepër kërkonin përsëri.

Advertisement