Flet për fotot nudo

Aktorja ka pranuar se u ndje “e dhunuar dhe e cënuar” pasi fotot e saj, që ishin për bashkëshortin e saj të asokohe Ryan Reynolds, u publikuan online. “Ndihesha tmerrësisht keq. U njdeva e dhunuar… Nuk e kisha kuptuar se sa të prekshëm jemi të gjithë ne, por mendoj se po e zbulojmë tani, sidomos me skandalet e hackerimit të telefonave. Sulmi nga hackerat më cënoi shumë dhe nuk kuptoja. Për ca kohë mendova se ishte dikush që e njihja që i publikonte fotot dhe kjo më bëri vërtetë paranojake. I shihja me mosbesim të gjithë miqtë e mi që kisha 20 vjet që i njihja. Mendoja se ndonjëri prej tyre mund të ishte hackeri ”,- ka thënë ajo. “Mendoj se jeta të hedh nëpër vorbulla dhe në mënyrë konstante mësojmë se si të ndryshojmë dhe si të bëhemi më tolerantë për gjërat. Mendoj se jam në atë vend tani, ku gjërat që mendoja se i dija nuk i dija. Kam akoma më vullnet për të pranuar se e kisha gabim dhe të ndryshoj prespektivën dhe rrugën. Nuk ka rëndësi se çfarë bën, por nëse të ndodh diçka e papritur mendoj se duhet të rivlerësosh pozicionin. Nëse qëllimet që ke pasur gjithnjë, vazhdojnë të mbeten të njëjta, është e rëndësishme që të vazhdosh të punosh për t’i arritur ato”.

Advertisement