Sipas amerikanes OK! çifti pret dy binjakë meshkuj dhe duan që të martohen përpara se ata të lindin. “Angie do lindë binjakët në vjeshtë. Kanë vendosur që t’i mirëpresin vogëlushët e tyre si bashkëshortë, gjë që do të thotë se martesa do të bëhet shpejt. Ata e kanë kuptuar se sa shumë duan të jenë bashkë. Kanë kaluar një fundjavë fantastike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar e që atëherë janë tmerrësisht të dashuruar”, – ka thënë një burim.