Këngëtarja amerikane gjendej në një klub në zonën Mayfair me miqtë dhe do të këndonte në karaoke në një sallë private, kur njëri prej asistentëve të saj i komunikoi se Russell do të vinte. Sigurisht që nuk e ka menduar dy herë dhe ka lënë menjëherë lokalin së bashku me miqtë, pasi nuk kishte pikë dëshire që të takonte ish-in. Këto ditë Katy ka deklaruar se do të rrëfejë të vërtetën e martesës së saj në një film biografik. “Filmi do të përqendrohet në vitin e fundit, i cili mendoj se është viti më intensiv i jetës sime. Do të bëj një film që do të titullohet “Katy Perry: Part Of Me” do të jetë në 3D, kështu që gjithçka do t’ju duhet janë një palë syze. Do t’a vlerësoni shumë këtë film, pasi nëse dini shumë gjëra për mua, do të dini akoma më tepër pasi t’a shihni. Praktikisht është si të jesh në shtrat me mua”,- ka thënë këngëtarja gjatë një interviste, teksa ishte e pranishme si performuese në Live Lounge të BBC Radio 1.