400 $ në ditë për bukurinë

Një titull ky që kushton jo pak për t’u mbajtur. Për të qëndruar gjithmonë e bukur dhe e re, aktorja në fakt shpenzon rreth 400 $ në ditë ose pak më shumë se 300 Euro. Shpenzimet e yllit i ka bërë të ditur site-i Shine, shpenzime këto të përllogaritura me një vlerë vjetore prej 141.037 $ ose 108.000 Euro. Llogaria është bërë sipas një deklarate të bukuroshes 43 vjecare, ku citonte se cilat ishin markat e saj të preferuara për trajtimet e bukurisë. Aniston është një fanse e madhe e një tip lazeri për lëkurën, një seancë trajtimi me të cilin kushton 295 $ ose 225 Euro. Po prerja e flokëve të saj? Padyshim që nuk mund të jetë e lirë. Sipas revistës People Jennifer ka folur shpesh edhe për kujdesin e saj “të tepruar” ndaj flokëve, gjithsesi e pranon se i kushton shumë vëmëndje pamjes së saj.

Advertisement