Përgjaket Bieber

Ylli i pop-it është i famshëm për fytyrën e tij fëminore, por në disa foto të reja fansat janë shokuar pasi ai është shfaqur me njolla gjaku në fytyrë dhe në veshje. Gjaku i rridhte nga goja për shkak e grushteve të një boksieri. Por mos u shqetësoni, pasi siç mund t’a merrni me mend fotot janë pjesë e një shërbimi fotografik për revistën “Complex”. Ato u realizuan nga fotografi irlandez Tony Kelly që punon edhe për revistat GQ (botimi britanik), Tatler dhe Vanity Fair. Fotot e Biber janë krejt ndryshe nga personi që ai përfaqëson.

Advertisement