Mos hani kur ngisni!

Reagimet e shoferëve që hanin diçka teksa ngisnin makinën, ishin 44 % më të ngadalta se zakonisht, ndërsa pirja e diçkaje ulte përgjigjet me 22%. Studimi i Laboratorit të Kërkimeve për Transmportin zbuloi se edhe ata që shkruanin mesazhe ndërkohë që ngisnin makinën, e vinin veten në rrezik duke ulur kohën e reagimit me 37.4 %, ndërkohë që konsumimi i alkoolit në limite ligjore e ul vetëm 12.5 %. Edhe komunikimi në celular pa e pasur nëpër duar e ulte shpejtësinë e reagimit me 26.5 %, ndërkohë edhe duhani ndikon në aftësinë për të reaguar shpejt. “Është pranuar se hutimi nga biseda telefonike me celular në dorë rrit rrezikshmërinë ndaj aksidenteve. Gjithsesi edhe aktivitete të tjera që përfshijnë ngarjen e makinës me një dorë, si p.sh. ngrënia, pirja mund të shpërqendrojnë”,- ka thënë Prof. Samantha Jamson nga Universiteti i Leeds. Kërkimi gjithashtu zbuloi se gati dy milion shoferë kanë pësuar aksident ose kanë qenë shumë pranë një të tilli pasi kishin hequr njërën dorë nga timoni.

Advertisement